Von der Leyen: Po planifikohen rregullore të reja për mediat sociale dhe mbrojtjen e fëmijëve
Bashkimi Evropian po punon për rregulla të reja që synojnë kufizimin e rrjeteve sociale, me qëllim mbrojtjen e fëmijëve dhe adoleshentëve nga efektet negative të tyre. Kështu deklaroi presidentja e Komisioni Evropian, Ursula von der Leyen, gjatë një fjalimi të mbajtur të martën në Kopenhagen. Von der Leyen theksoi se dëmet që u shkaktohen të rinjve nga ekspozimi në rrjetet sociale nuk janë rastësore, por lidhen drejtpërdrejt me “modele biznesi që e trajtojnë vëmendjen e fëmijëve si mall tregu”. Sipas saj, BE-ja po përqendrohet veçanërisht te platformat TikTok, X, si dhe aplikacionet e Meta, përfshirë Instagram dhe Facebook.
Burimi:
vizionplus.tv