Von der Leyen kundër rrjeteve sociale: I trajtojnë fëmijët si mall, po bëjmë gati ligjin e ri

Von der Leyen kundër rrjeteve sociale: I trajtojnë fëmijët si mall, po bëjmë gati ligjin e ri

Bashkimi Europian po punon për një ligj që synon të frenojë modelet e biznesit të rrjeteve sociale, me qëllim mbrojtjen e fëmijëve dhe të rinjve. Të paktën, kështu deklaroi këtë të martë presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen. Dëmet e shumta që u shkaktohen fëmijëve dhe adoleshentëve nga ekspozimi ndaj rrjeteve sociale nuk janë rastësi, “por rezultat i modeleve të biznesit që e trajtojnë vëmendjen e fëmijëve tanë si mall”, tha ajo gjatë një fjalimi në Kopenhagen. Von der Leyen shtoi se Bashkimi Europian po fokusohet veçanërisht te TikTok, X dhe platformat e Meta-s: Instagram dhe Facebook. “Po ndërmarrim masa kundër TikTok-ut dhe dizajnit të tij që krijon varësi, si ‘scroll’-i i pafund, riprodhimi automatik dhe njoftimet push. E njëjta gjë vlen edhe...