Vjedhja e shekullit nga paraushtarakët rusë, si u zhdukën nga garazhi privat i ish-pilotit të Formula 1 supermakinat me vlerë miliona euro

Vjedhja e shekullit nga paraushtarakët rusë, si u zhdukën nga garazhi privat i ish-pilotit të Formula 1 supermakinat me vlerë miliona euro

Një histori që duket si skenar filmi ka tronditur botën e automobilave, pasi nëntë supermakina me vlerë miliona euro janë zhdukur nga garazhi privat i ish-pilotit të Formula 1, Adrian Sutil, ndërsa në qendër të hetimeve janë vendosur mercenarët e grupit rus Wagner. Sipas mediave gjermane, gjithçka nisi në dhjetor 2025, kur në zyrën e prokurorisë së Stuttgartit u depozitua një kallëzim për zhdukjen e makinave luksoze nga rezidenca e Sutil në Monako. Avokati i ish-pilotit, Dirk Schmitz, deklaroi se familja mori fillimisht një telefonatë kërcënuese nga një person që prezantohej si “Vladimir” dhe pretendonte se ishte pjesë e organizatës Wagner. Mesazhi ishte i drejtpërdrejtë, makinat do të merreshin “me ose pa pëlqimin” e tyre. Vetëm pak ditë më vonë, disa persona të armatosur u...