Vizita në Romë/ Rubio takohet me Melonin dhe zv.kryeministrin italian, Tajani: Edhe SHBA-ja ka nevojë për Europën
Me një shtrëngim duarsh të përzemërt dhe një “Si jeni?”, Kryeministrja e Italisë, Giorgia Meloni, mirëpriti në Palazzo Chigi Sekretarin e Shtetit të SHBA-së, Marco Rubio. Takimi, që zgjati rreth një orë e gjysmë, kishte për qëllim shqyrtimin e situatës në Iran, Ngushticën e Hormuzit dhe marrëdhënieve midis Uashingtonit dhe Romës, të tensionuara pas sulmeve të përsëritura të Presidentit Donald Trump ndaj Papës. Rubio u takua më parë me Ministrin e Jashtëm italian, Antonio Tajani, në Farnesina, ku zhvilluan një “takim pozitiv”, sipas Tajanit. “Jam i bindur se Evropa ka nevojë për Amerikën për të forcuar NATO-n, Italia ka nevojë për Amerikën, por Shtetet e Bashkuara gjithashtu kanë nevojë për Evropën dhe Italinë. Këto janë marrëdhënie transatlantike; uniteti perëndimor është themelor”, tha Tajani. Ai shtoi...
Burimi:
top-channel.tv