Vijon ofensiva e ushtrisë izraelite në Liban, 12 viktima dhe 25 të plagosur në 24 orë
12 persona, mes tyre një fëmijë, u vranë të premten në sulmet izraelite në Libanin jugor, tha ministria e shëndetësisë e vendit. Ministria tha se tetë persona u vranë dhe 21 të tjerë u plagosën në sulmet në fshatin Hamboush, të cilin ushtria izraelite kishte urdhëruar të evakuohej pavarësisht një armëpushimi. Agjencia shtetërore e lajmeve e Libanit, NNA, raportoi “një breshëri sulmesh… më pak se një orë pasi ushtria izraelite paralajmëroi për sulme të afërta”. Ndërkohë katër persona u vranë dhe katër të tjerë u plagosën në fshatin Zrariyah, sipas Ministrisë së Shëndetësisë së Libanit. Agjencia libaneze e lajmeve kishte raportuar më parë për sulme ajrore dhe zjarr artilerie në zona të tjera në jug të vendit, përfshirë Tirin, pavarësisht një armëpushimi që ka hyrë...
Burimi:
top-channel.tv