Vijojnë zjarret shkatërruese në Spanjë, të paktën 12 viktima dhe dhjetëra të zhdukur
Një nga zjarret më të rënda të viteve të fundit në Spanjë ka shkaktuar të paktën 12 viktima, ndërsa 23 persona rezultojnë të zhdukur në rajonin e Almerías, në juglindje të vendit. Autoritetet spanjolle bëjnë me dije se mes viktimave ndodhen katër shtetas britanikë, ndërsa numri i të vdekurve pritet të rritet. Qindra zjarrfikës dhe ekipe të emergjencës vijojnë operacionet për shuarjen e flakëve dhe kërkimin e të zhdukurve në zonën e Bedarit dhe Los Gallardos, ku zjarri u përhap me shpejtësi për shkak të temperaturave që arritën rreth 40 gradë Celsius, tokës së tharë dhe erërave të forta. Autoritetet po hetojnë shkaqet e zjarrit. Dyshimet fillestare u përqendruan te një linjë elektrike e rrëzuar, por kompanitë e energjisë elektrike kanë mohuar që kjo të...
Burimi:
javanews.al