Vijojnë sulmet në jug të Libanit, dy të vrarë dhe 10 të plagosur nga bombardimet izraelite

Vijojnë sulmet në jug të Libanit, dy të vrarë dhe 10 të plagosur nga bombardimet izraelite

Dy persona kanë humbur jetën dhe 10 të tjerë janë plagosur si pasojë e një sulmi izraelit në jug të Libanit, njoftoi Ministria e Shëndetësisë libaneze. Sipas autoriteteve libaneze, sulmi ndodhi në qytetin Nabatieh al-Fawqa, ndërsa bilanci i viktimave u konfirmua mëngjesin e së premtes. Një ditë më parë, e njëjta ministri raportoi se sulmet izraelite në disa zona të distriktit Nabatieh kishin shkaktuar të paktën 14 viktima. Ngjarjet vijnë në një kohë kur armëpushimi në Liban është zgjatur, por përplasjet mes Izraelit dhe Hezbollahut të mbështetur nga Irani vijojnë, duke mbajtur të larta tensionet në rajon. Top Channel