Vijojnë sulmet izraelite ndaj Hezbollahut në Liban, 3 viktima dhe dhjetëra të plagosur
Një seri e re bombardimesh izraelite në Libanin jugor ka vrarë të paktën tre persona, raportuan mediat shtetërore libaneze, ndërsa forcat e armatosura izraelite njoftuan se kishin goditur dhjetëra “objektiva”, pozicione të Hezbollahut. Bombardimet, kryesisht nga ajri, vazhdojnë të jenë të përditshme në Libanin jugor, pavarësisht armëpushimit midis Izraelit dhe Hezbollahut që ka qenë në fuqi që nga 17 prilli dhe që palët ndërluftuese akuzojnë njëra-tjetrën për shkelje. Në një deklaratë, forcat e armatosura izraelite thanë se kishin goditur “rreth 70 infrastrukturë ushtarake” dhe se kishin “shkatërruar rreth 50 objekte infrastrukturore të Hezbollahut në sektorë të ndryshëm”. Goditjet u raportuan në vende të ndryshme në Libanin jugor, sipas agjencisë zyrtare të lajmeve ANI. Më parë, forcat e armatosura izraelite kishin urdhëruar evakuimin urgjent të civilëve...
Burimi:
top-channel.tv