Vidhnin të dhëna online/ Hetim i përbashkët me FBI, SPAK jep pretencën për “RYDOX”

Vidhnin të dhëna online/ Hetim i përbashkët me FBI, SPAK jep pretencën për “RYDOX”

spak TIRANË- Prokuroria e Posaçme shpalli pretencën ndaj shtetasit kosovar, Shpend Sokoli, nën akuzë për mashtrim kompjuterik. SPAK ka kërkuar 6 vite burg për të riun, ndërsa dy bashkëpunëtorët e tij janë ekstraduar më herët drejt SHBA në kulmin e një hetimi të kryesuar nga FBI, në kuadër të hetimit ndërkombëtar mbi tregun e paligjshëm online RYDOX. Bëhet fjalë për një treg të nëndheshëm online. Sipas hetimit amerikano-shqiptar, rezulton se rrjeti Rydox ishte aktive nga viti 2016, i çaktivizuar për pak kohë në 2020 për t'u rihapur sërish. Rydox reklamonte forumin kriminal RaidForums, ku shiteshin regjistra spam, mjete për dërgimin e tyre dhe tutoriale për përdorimin e tyre. Nga të dhënat e rrjetit përfshiheshin 18,000 përdorues dhe transaksionet e tyre virtuale. Dy të dyshuarit e tjerë, Ardit...