Videoja virale në rrjetet sociale që dyshohet se nxiti valën masive të emigrantëve drejt Ceutës
Një video që shfaqte një grup të rinjsh marokenë duke festuar pasi kishin hyrë në mënyrë të parregullt në Ceuta, enklavën spanjolle në Afrikën e Veriut, dyshohet se ka shërbyer si nxitje për mijëra persona të tjerë që tentuan të njëjtën rrugë. Sipas ekspertëve të migracionit, pamjet krijuan perceptimin e një “suksesi” të mundshëm për emigrantët e tjerë. Studiuesja e migracionit, dr. Miriam Cherti, tha për mediat britanike se videoja e publikuar në Facebook disa ditë para mbërritjes masive të emigrantëve në Ceuta u kthye në një shembull për t’u ndjekur. Në pamje shfaqen të rinj që buzëqeshin, bëjnë shenjën e paqes dhe ngrenë gishtin e madh drejt kamerës, ndërsa disa prej tyre mbajnë dokumente të përkohshme identifikimi. Në ditët para krizës së re migratore,...
Burimi:
vizionplus.tv