Videoja skandaloze e Ben-Gvir, Italia kërkon nga BE sanksione kundër ministrit izraelit
Pamjet e publikuara nga ministri izraelit Itamar Ben-Gvir, ku pjesëmarrësit e flotiljes për Gazën shfaqen të keqtrajtuar nga forcat izraelite të sigurisë, duket se kanë qenë të tepërta edhe për Italinë e Giorgia Melonit, një nga vendet që ka mbrojtur më fort qeverinë e Benjamin Netanyahu ndaj sanksioneve të Bashkimit Europian. “Në emër të qeverisë italiane sapo i kam kërkuar zyrtarisht Përfaqësueses së Lartë të BE-së, Kaja Kallas, që në diskutimin e ardhshëm të ministrave të Jashtëm të BE-së të përfshihet miratimi i sanksioneve kundër ministrit izraelit të Sigurisë Kombëtare, Ben-Gvir, për aktet e papranueshme të kryera ndaj Flotiljes”, shkroi në X ministri i Jashtëm italian Antonio Tajani. Ndërsa vetë Meloni e kishte dënuar tashmë trajtimin e aktivistëve të mërkurën. Ben-Gvir ishte përfshirë më herët...
Burimi:
javanews.al