Video tronditëse në Odessa, pronari i restorantit rreh brutalisht 68-vjeçaren pasi i shkëputi energjinë elektrike

Video tronditëse në Odessa, pronari i restorantit rreh brutalisht 68-vjeçaren pasi i shkëputi energjinë elektrike

Odessa, Ukrainë- Një video e publikuar në rrjetet sociale ka shkaktuar reagime të forta, pasi tregon dhunimin e një gruaje 68-vjeçare nga pronari i një restoranti turk në qendër të qytetit. Sipas raportimeve, konflikti nisi kur gruaja u ankua për pluhurin e shkaktuar nga punimet në lokalin e restorantit, duke pretenduar se ai po hynte në apartamentet e banorëve të zonës. Më pas, ajo dyshohet se shkëputi nga energjia elektrike një pajisje që përdorej për punimet, veprim që zemëroi pronarin e biznesit. Debati verbal u përshkallëzua shpejt në përplasje fizike. Pamjet e shpërndara në internet tregojnë një pjesë të incidentit, ku pronari i restorantit shihet duke e goditur brutalisht gruan 68-vjeçare. E moshuara u dërgua në spital për trajtim mjekësor, ndërsa të dyja palët paraqitën...