VIDEO/ Tramvaji del nga shinat në qendër të Sarajevës, një person humb jetën, disa të plagosur

VIDEO/ Tramvaji del nga shinat në qendër të Sarajevës, një person humb jetën, disa të plagosur

Një tramvaj ka dalë nga shinat në rrugën ‘Zmaja od Bosne’, në qendër të Sarajevës, duke shkaktuar një viktimë. ‘Në një aksident me tramvaj në zonën qendrore, një person ka humbur jetën. Dy të tjerë janë plagosur, sipas informacioneve aktuale. Prokurori është njoftuar. Zyrtarët e policisë ndodhen në vendngjarje’, njoftoi Ministria e Brendshme e Kantonit të Sarajevës (MUP KS), sipas Euroneës.ba. Pamjet nga vendi i ngjarjes tregojnë tramvajin të përmbysur në rrugë. Disa ambulanca ndodhen në zonë, ndërsa dëshmitarët okularë raportojnë se në vendin e aksidentit kishte gjurmë gjaku. Zjarrfikësit e Brigadës së Zjarrfikësve të Kantonit të Sarajevës ishin gjithashtu në terren dhe në një moment prenë një pjesë të tramvajit për të nxjerrë një person të plagosur. Stacioni i tramvajit pranë Muzeut Kombëtar të...