VIDEO/ Shoferi humb ndjenjat, pasagjerët heronj shmangin tragjedinë në pak sekonda! Momenti kur kontrollojnë autobusin me 50 udhëtarë

VIDEO/ Shoferi humb ndjenjat, pasagjerët heronj shmangin tragjedinë në pak sekonda! Momenti kur kontrollojnë autobusin me 50 udhëtarë

Një moment qetësie dhe heroizmi shmangu një tragjedi të mundshme në autostradë në Suedi, kur dy pasagjerë të autobusit arritën të shpëtonin rreth 50 persona, pasi shoferi humbi papritur ndjenjat ndërsa automjeti po udhëtonte në një autostradë. Sipas raportimeve të mediave lokale, Maria Helte reagoi menjëherë dhe kapi timonin e autobusit, duke u përpjekur të mbante kontrollin e automjetit dhe ta mbante atë në kursin e duhur. Në të njëjtën kohë, një pasagjer tjetër nxitoi për të ndihmuar, u ul në sediljen e shoferit dhe menjëherë frenoi, duke kontribuar në kontrollin dhe ekuilibrin e autobusit. Falë përpjekjeve të tyre të koordinuara, automjeti u ndal pa asnjë aksident. Edhe pse incidenti ndodhi më 19 gusht, videoja u publikua sot. Incidenti ndodhi ndërsa autobusi mbante rreth 50...