VIDEO/ Serwer: Nëse Vuçiq nuk do të pajtohej me Paunoviçin, ai do ta shkarkonte atë
Profesori i njohur i Universitetit Johns Hopkins në Uashington, Daniel Serwer, ka reaguar ashpër ndaj deklaratave të ministres serbe të Administratës Shtetërore dhe Vetëqeverisjes Lokale, Snezhana Paunoviç, e cila deklaroi në një emision televiziv se, nëse do të kishte qenë në pozitën e liderit serb gjatë luftës, Slobodan Millosheviç, ajo do ta kishte ‘pastruar etnikisht Kosovën’ në vitin 1998. Në një intervistë për televizionin N1, Serwer e cilësoi deklaratën e ministres si jashtëzakonisht të rëndë dhe të papranueshme, duke theksuar se një reagim serioz institucional nga udhëheqja serbe do të duhej të ishte i menjëhershëm. ‘Nëse Vuçiç do të kishte qoftë edhe një pjesë të vetme të tij që nuk pajtohej me këtë, ai do ta shkarkonte menjëherë. Është një deklaratë aq e dënueshme sa...
Burimi:
syri.net