Video/ Qielli “vishet” me ngjyra në Indonezi, regjistrohet fenomeni i rrallë i reve
Një fenomen spektakolar meteorologjik, i njohur si “ylberi i reve”, është regjistruar në Indonezi dhe ka tërhequr vëmendjen e përdoruesve të rrjeteve sociale pas shpërndarjes së videove që tregojnë qiellin me ngjyra të pazakonta. Sipas raportimeve, ngjarja ka ndodhur më 1 maj në distriktin Jonggol, në regjencën Bogor, ku banorët kanë vërejtur një pamje të rrallë në qiell, me re që dukeshin të “veshura” me nuanca të ndryshme.Në pamjet e publikuara, retë ndryshojnë ngjyrë duke shfaqur tone rozë, jeshile dhe blu, duke krijuar një efekt të ngjashëm me ylberin. Videoja u shpërnda gjerësisht në platformën X, ku disa përdorues dyshuan fillimisht se mund të ishte e krijuar nga inteligjenca artificiale, ndërsa të tjerë konfirmuan se bëhej fjalë për një fenomen real. Fenomena Awan Iridescent terlihat...
Burimi:
top-channel.tv