VIDEO/ Panik në ajër, pasagjerët qajnë dhe luten pas dy uljeve të dështuara të avionit
Pasagjerët në një fluturim të kompanisë ajrore Avianca në Kolumbi përjetuan momente paniku në ajër, pasi avioni u detyrua të anulonte dy herë uljen në aeroportin malor Antonio Nariño, për shkak të kushteve të vështira atmosferike. Pamjet e publikuara në rrjetet sociale tregojnë pasagjerë duke qarë, u lutur dhe mbajtur fort pas sediljeve, ndërsa avioni përballej me turbulenca të forta gjatë përpjekjes për t’u ulur. Disa prej udhëtarëve raportohet se pësuan kriza paniku, marramendje dhe humbën ndjenjat nga frika. Avioni po tentonte të ulej në qytetin malor të Pastos, në rajonin e Andeve, kur u përball me erëra të forta, mjegull të dendur dhe shikueshmëri shumë të kufizuar. Për arsye sigurie, pilotët ndërprenë dy herë procedurën e uljes. Sipas mediave lokale, ekuipazhi u kërkonte pasagjerëve të...
Burimi:
vizionplus.tv