VIDEO/ Mrekulli pas tërmetit në Venezuelë, 11-vjeçari nxirret i gjallë nga rrënojat pas 3 ditësh!

VIDEO/ Mrekulli pas tërmetit në Venezuelë, 11-vjeçari nxirret i gjallë nga rrënojat pas 3 ditësh!

Një nga momentet më prekëse pas tërmeteve shkatërruese që goditën Venezuelën u regjistrua në Karabageda, ku një djalë 11-vjeçar u nxor i gjallë nga rrënojat, tre ditë pas katastrofës. Fëmija, i quajtur Moises, u gjet i bllokuar nën rrënoja dhe u shpëtua pas një operacioni të gjatë të ekipeve të kërkim-shpëtimit. Në videon e publikuar nga presidentja e përkohshme e Venezuelës, Delsy Rodríguez, shihen shpëtimtarët duke transportuar 11-vjeçarin me barelë, pasi ai kishte kaluar më shumë se 70 orë nën rrënoja. “Pak minuta më parë, një djalë 11-vjeçar u shpëtua në Karabageda. Në këto momente, çdo jetë e shpëtuar është një burim shprese për Venezuelën”, shkroi Rodríguez në një postim në platformën X, duke e shoqëruar mesazhin me pamjet e operacionit të shpëtimit.   Buenas...