VIDEO/ Forcat angleze mbërrijnë me parashutë për t’i dhënë ndihmë mjekësore pacientit britanik në një ishull të Atlantikut, kishte shfaqur simptoma të Hantavirusit

VIDEO/ Forcat angleze mbërrijnë me parashutë për t’i dhënë ndihmë mjekësore pacientit britanik në një ishull të Atlantikut, kishte shfaqur simptoma të Hantavirusit

Forcat e Armatosura të Mbretërisë së Bashkuar, me ndërhyrjen e Forcave Speciale, kanë nisur një operacion për t’u marrë me rastin e një britaniku që kishte simptoma të ngjashme me Hantavirusin në një nga zonat më të largëta të botës. Sipas ushtrisë britanike, gjashtë parashutistë, një këshilltar i RAF dhe një infermiere ushtarake duhej të fluturonin për në ishullin Tristan da Cunha, në Oqeanin Atlantik Jugor, dhe të hidheshin me parashutë për t’i ofruar kujdesin e nevojshëm një shtetasi britanik banor të ishullit i cili kishte shfaqur simptoma të ngjashme me ato të Hantavirusit. Videoja që qarkullon në internet tregon momentin kur forcat britanike hidhen me parashutë nga rampa e hapur e avionit ushtarak. 🚨 When you need to get the world’s most remote inhabited...