VIDEO/ Droni ndjek “këmba-këmbës” 52-vjeçarin derisa shpërthen, Ukraina: Krim lufte

VIDEO/ Droni ndjek “këmba-këmbës” 52-vjeçarin derisa shpërthen, Ukraina: Krim lufte

Policia Kombëtare e Ukrainës ka publikuar pamje ku pretendohet se një dron rus ndjek dhe sulmon një qytetar në një treg fermerësh në qytetin e Khersonit. Sipas autoriteteve ukrainase, viktima është një 52-vjeçar nga rajoni i Mykolaivit, i cili ndodhej në treg për të shitur produkte dhe nuk kishte asnjë shenjë që të ishte pjesëtar i forcave ushtarake. Nga sulmi, burri ka mbijetuar, por ka pësuar dëmtime nga shpërthimi, plagë nga copëzat e predhës dhe tronditje. Aktualisht ai po merr trajtim mjekësor. Policia ukrainase deklaroi se po e dokumenton ngjarjen si një tjetër krim lufte të kryer nga ushtria ruse. Sipas saj, forcat ruse kanë kryer sulme të vazhdueshme me dronë ndaj civilëve në Kherson dhe zonat përreth, duke synuar njerëz, automjete, transportin publik dhe...