Vetëhidhen nga lartësia dy adoleshente në Athinë, dyshohet se shkaku ishte presioni i provimeve të maturës
I shokuar opinioni publik në Greqi kërkon të mësojë më shumë për një ngjarje tragjike me dy vajza 17-vjeçare, të cilat u hodhën nga tarraca e një pallati 6-katësh në zonën e Ilioupolit, të kapura dorë për dore. Sipas mediave greke, gjithçka ndodhi rreth orës 12 të mesditës në rrugën “Eleftheriou Venizelou”. Të dhënat e para të hetimit çojnë drejt skenarit të vetëvrasjes, ndërsa njëra prej vajzave humbi jetën dhe tjetra ndodhet në gjendje tepër kritike në spitalin Asklepieio të Vulës, e intubuar dhe duke luftuar për jetën. Një nga dy adoleshentet kishte lënë një shënim para se të ngjiteshin në tarracë. Në të shkruhej: “Na falni, ju duam shumë”. Sipas informacioneve, në shënim vajza përmendte edhe ankthin dhe presionin që ndiente për rezultatet e...
Burimi:
top-channel.tv