Vera 2026, Europa në rrezik të lartë nga zjarret

Vera 2026, Europa në rrezik të lartë nga zjarret

Bota E Martë, 24 Mars 2026 19:33 Europa po përballet me një rrezik në rritje nga zjarret, ndërsa sistemi i përgatitjes mbetet i pamjaftueshëm, sipas një raporti portugez të publikuar në Romë. Rritja e zjarreve lidhet me ndryshimet klimatike, braktisjen e zonave rurale dhe grumbullimin e bimësisë që digjet lehtë. Sezoni i zjarreve po zgjatet, duke filluar më herët dhe përfunduar më vonë, dhe flakët po përhapen edhe drejt veriut të Europës. Vetëm në Suedi u dogjën rreth 1,100 hektarë, mbi 120% më shumë se mesatarja e viteve të fundit, ndërsa në nivel të Bashkimit Europian u regjistruan mbi 1.03 milion hektarë pyje të djegura në 2025, një rekord negativ. Më të goditura janë vendet e jugut, kryesisht Spanja, Portugalia, Rumania, Italia, Greqia dhe Franca....