Vendimi i Trump për tërheqjen e 5,000 trupave nga Gjermania, Rutte: Evropianët e kuptuan mesazhin
Vendet evropiane kanë “marrë mesazhin” nga Presidenti i Donald Trump dhe po sigurohen që marrëveshjet për përdorimin e bazave ushtarake të zbatohen, deklaroi Sekretari i Përgjithshëm i NATO, Mark Rutte. Trump ka akuzuar disa vende të NATO-s se nuk kanë bërë mjaftueshëm për të mbështetur Shtetet e Bashkuara në luftën në Iran. Në një shenjë të mëtejshme të pakënaqësisë së tij me aleatët evropianë, Shtetet e Bashkuara njoftuan të premten plane për të tërhequr 5,000 trupa nga Gjermania. “Po, pati njëfarë zhgënjimi nga ana e SHBA-së, por evropianët dëgjuan”, u tha Rutte gazetarëve në samitin e Komunitetit Politik Evropian në Armeni. “Ata tani po sigurohen që të gjitha marrëveshjet dypalëshe mbi bazat të zbatohen”, tha ai. Spanja, një anëtare e NATO-s, ka thënë se bazat...
Burimi:
top-channel.tv