Vdekja e 42-vjeçarit në duart e policisë shkakton protesta dhe zemërim te qytetarët në Bolonja

Vdekja e 42-vjeçarit në duart e policisë shkakton protesta dhe zemërim te qytetarët në Bolonja

Protestues, aktivistë të të drejtave të njeriut, por edhe politikanë shprehën zemërimin e tyre në Bolonja të Italisë, pasi një person humbi jetën teksa mbahej i arrestuar nga policia, e cila nuk reagoi teksa ai kërkonte ndihmë. Abderrahim Fakir, një 42-vjeçar nga Maroku që jetonte në Itali që kur ishte 5 vjeç, vdiq ditën e diel teksa po mbahej me forcë i shtrirë në tokë nga dy oficerë policie. Në një video të publikuar në mediat italiane, Fakir, që vuante nga probleme me zemrën dhe astmën, u kërkon disa herë ndihmë oficerëve, të cilët qëndrojnë të ulur sipër tij në pritje të ambulancës. Kur ai ndalon së lëvizuri, policia ia lidh kyçet dhe vetëm pak minuta më vonë, bashkë me infermierët e ambulancës efektivët kontrollojnë...