Vatra të reja zjarresh në Europë, flakët po favorizohen nga era dhe temperaturat e larta
Flakët po kthehen në kërcënimin më të madh për Europën, ndërsa temperaturat ekstreme, thatësira dhe erërat e forta po krijojnë kushte ideale për përhapjen e zjarreve. Në Spanjë situata më kritike është në zonën e La Mierla ku flakët kanë përfshirë më shumë se 26 mijë hektarë tokë, ndërsa mbi 1 mijë banorë janë evakuuar nga zonat e rrezikuara. Situata pritet të vështirësohet më tej pasi për shkak të erës dhe temperaturave deri ne 44*C vatra të reja po shfaqen, duke vështirësuar izolimin e vatrave nga zjarrfikësit. Spanja është aktualisht vendi më i goditur nga zjarret në Bashkimin Evropian këtë vit, me më shumë se 104 mijë hektarë të shkrumbuar. Edhe Franca po përballet me vatra të rrezikshme zjarresh. Në zonën e bregdetit të Mesdheut,...
Burimi:
vizionplus.tv