Vance: Përparim në planin për marrëveshjen finale me Iranin
Nënpresidenti amerikan, JD Vance, tha se është arritur “përparim i mirë” në bisedimet për një udhërrëfyes drejt arritjes së një marrëveshjeje përfundimtare paqeje brenda 60 ditëve. Përparimi përfshin garantimin e kalimit të sigurt përmes Ngushticës së Hormuzit, përfundimin e luftimeve në Liban dhe lejimin e vizitave të inspektorëve ndërkombëtarë bërthamorë në Teheran. “Ne vendosëm një themel shumë të mirë për një marrëveshje të suksesshme përfundimtare”, u tha Vance gazetarëve më 22 qershor në resortin Burgenstock në Zvicrën qendrore, pasi bisedimet mes palëve u zhvilluan gjatë gjithë natës. “Marrëveshja përfundimtare është shtëpia. Ne vendosëm themelet; nuk e kemi ndërtuar ende shtëpinë, por e kemi krijuar një bazë të suksesshme për të arritur një rezultat të mirë për popullin amerikan”, tha ai. Pak hollësi kyc janë bërë të ditura,...
Burimi:
vizionplus.tv