Vance ‘i zgjat dorën’ Iranit: SHBA gati të ndryshojë rrënjësisht marrëdhëniet

Vance ‘i zgjat dorën’ Iranit: SHBA gati të ndryshojë rrënjësisht marrëdhëniet

Zëvendëspresidenti i Shteteve të Bashkuara, JD Vance, ka dhënë sinjale të forta për një ndryshim të mundshëm historik në marrëdhëniet mes Uashingtonit dhe Teheranit, pak para nisjes së bisedimeve të nivelit të lartë me përfaqësuesit iranianë. Në deklaratat e tij nga Zvicra, Vance theksoi se një takim i tillë mes drejtuesve të dy vendeve nuk ka ndodhur kurrë më parë në këtë nivel. “Asnjëherë më parë udhëheqja iraniane dhe ajo amerikane nuk janë takuar në një nivel kaq të lartë”, u shpreh ai. Sipas zëvendëspresidentit amerikan, administrata e presidentit Donald Trump synon të hapë një kapitull të ri në raportet me Iranin, por kjo varet nga hapat që do të ndërmarrë Teherani. “Ajo që presidenti na ka kërkuar të bëjmë është të hapim një faqe...