E vrau dhe e fshehu trupin në një valixhe/ Në pranga autori në Greqi, 26-vjeçari pranon krimin ndaj 38-vjeçares skoceze

E vrau dhe e fshehu trupin në një valixhe/ Në pranga autori në Greqi, 26-vjeçari pranon krimin ndaj 38-vjeçares skoceze

Një 26-vjeçar është arrestuar nga autoritetet greke në lidhje me vdekjen e një gruaje skoceze, trupi i së cilës u gjet brenda një valixheje në një ndërtesë të braktisur në Athinë. Sipas policisë greke, i arrestuari është një shtetas i huaj dhe dyshohet se ka lidhje me vrasjen e 38-vjeçares Elisabeth-Jane Ross. Trupi i viktimës u zbulua më 18 korrik nga një burrë i pastrehë, në një ndërtesë të braktisur në Athinë. Hetimet paraprake tregojnë se gruaja kishte ndërruar jetë pesë deri në shtatë ditë përpara se të gjendej. Megjithatë, gjatë kësaj periudhe, dikush dyshohet se përdorte telefonin e saj celular për të dërguar mesazhe, duke u shtirur si ajo. Autoritetet arritën ta identifikonin viktimën përmes gjurmëve të gishtërinjve. Elisabeth-Jane Ross, e cila besohet se...