Vala rekord e të nxehtit shkaktoi mbi 10 mijë vdekje shtesë në Europë

Vala rekord e të nxehtit shkaktoi mbi 10 mijë vdekje shtesë në Europë

Vendet evropiane raportuan më shumë se 10,000 vdekje shtesë gjatë valës rekord të të nxehtit që përfshiu perëndimin e kontinentit në fund të qershorit, treguan të dhënat zyrtare. Shumica dërrmuese, më shumë se 9,000, ishin midis njerëzve të moshës 65 vjeç e lart, sipas të dhënave të publikuara nga EuroMOMO, një rrjet i mbështetur nga Qendra Evropiane për Parandalimin dhe Kontrollin e Sëmundjeve dhe Organizata Botërore e Shëndetësisë. Nxehtësia ekstreme mund të vrasë duke shkaktuar goditje nga nxehtësia, ose duke përkeqësuar sëmundjet kardiovaskulare dhe të frymëmarrjes, me të moshuarit ndër më të prekshmit. “Të kesh këtë lloj teprice në këtë kohë të vitit është e pazakontë. Është vërtet e lartë. Është e vështirë të shpjegohet kjo vdekshmëri e lartë e tepërt me ndonjë gjë tjetër...