Vala e të nxehtit godet Italinë, pesë viktima në 24 orë

Vala e të nxehtit godet Italinë, pesë viktima në 24 orë

Vala e fortë e të nxehtit që ka përfshirë Evropën po vijon të shkaktojë pasoja edhe në Itali. Sipas të dhënave të Organizata Botërore e Shëndetësisë, pesë persona kanë humbur jetën në Itali gjatë 24 orëve të fundit si pasojë e temperaturave ekstreme. Autoritetet italiane kanë vendosur alarmin e kuq, nivelin më të lartë të rrezikut, në 25 qytete të mëdha të vendit. Sipas parashikimeve, situata pritet të mbetet e pandryshuar edhe gjatë ditës së nesërme. Megjithatë, meteorologët parashikojnë një ndryshim të motit duke filluar nga pasditja e së mërkurës, kur në shumë zona të Italisë veriore priten reshje të dendura shiu, të shoqëruara në disa raste edhe me breshër. Të enjten, moti i paqëndrueshëm pritet të shtrihet edhe në zonat qendrore të vendit.