Ushtria izraelite nis operacionet tokësore në Liban, kalon “Vijën e Verdhë” të vendosur nga armëpushimi 45-ditor
Ushtria izraelite ka nisur operacione tokësore në Liban përtej “Vijës së Verdhë” të armëpushimit. Sipas mediave izraelite, ushtria ka zgjeruar operacionet e saj tokësore në jug të Libanit, duke kaluar përtej “Vijës së Verdhë”, një vijë demarkacioni e vendosur nga Izraeli pranë kufirit. Megjithatë, raportet nuk dhanë detaje të mëtejshme mbi shkallën e avancimit të trupave. Ndërkohë, tensionet dhe përleshjet ndërkufitare mes Izraelit dhe grupit Hezbollah janë përshkallëzuar, pavarësisht armëpushimit të shpallur disa javë më parë. Top Channel
Burimi:
top-channel.tv