Nga Argjentina vjen konfirmimi: Interi arrin marrëveshje me Tottenham për Cristian Romeron

Nga Argjentina vjen konfirmimi: Interi arrin marrëveshje me Tottenham për Cristian Romeron

1 Gusht 2026 11:53 Alfred Lleshi Pas transferimit me parametër zero të John Stones nga Manchester City, Interi ka vënë në shënjestër një tjetër mbrojtës qendror nga Premier League; Cristian Romero. Sipas “ESPN Argentina”, drejtuesit zikaltër kanë arritur një marrëveshje paraprake me Tottenhamin për transferimin me vlerë rreth 40 milionë euro. Tani mbetet për t’u përcaktuar marrëveshja përfundimtare me përfaqësuesit e lojtarit, sa i përket pagës dhe komisioneve. Mbrojtësi argjentinas, i lidhur me Tottenham deri në qershor 2029 dhe me pagë rreth 6 milionë euro neto në sezon, ka qenë më parë pjesë e Atalantës dhe Genoas. Romero vjen pas një periudhe të suksesshme me 156 paraqitje dhe triumfin në “Europa League” 2025 me klubin anglez. Për të interesohen gjithashtu edhe Barcelona me Atletico Madrid.