Ushtria izraelite hap zjarr gabimisht ndaj avionit civil
Një incident i rrezikshëm është shmangur në Bregun Perëndimor, pasi ushtria izraelite ka hapur zjarr ndaj një objekti fluturues që u ngatërrua fillimisht me një dron, por që rezultoi të ishte një avion civil. Sipas raportimeve të “The Times of Israel”, ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e 28 majit pranë zonës së Beit El, një vendbanim në rajonin e Binyaminit. Banorët e zonës njoftuan ushtrinë pasi vunë re mjete fluturuese në lartësi të ulët, duke dyshuar për një sulm të mundshëm. Një njësi ushtarake u dërgua menjëherë në terren dhe, duke besuar se kishte identifikuar një dron të armatosur, hapi zjarr, por pa e goditur objektivin. Më pas u bë e ditur se avionët civilë që po i afroheshin aeroportit “Ben Gurion” në Tel Aviv kishin...
Burimi:
vizionplus.tv