Ulen tensionet mes SHBA dhe Iranit, pas sulmeve, rinisin përpjekjet diplomatike për dialog
Pas dy ditësh përshkallëzimi ushtarak, situata në Lindjen e Mesme duket se po hyn në një fazë më të qetë, megjithëse tensionet mbeten të larta. Irani vijoi deri të enjten mbrëma sulmet ndaj objekteve ushtarake amerikane në rajonin e Gjirit, duke i cilësuar ato si kundërpërgjigje ndaj goditjeve të fundit të ndërmarra nga Shtetet e Bashkuara në jug dhe lindje të territorit iranian. Sipas Gardës Revolucionare, objektivat e sulmeve ishin sistemet amerikane të mbrojtjes Patriot në Kuvajt, një strukturë ushtarake në Katar dhe një depo karburanti e ushtrisë amerikane në Bahrein. Në të njëjtën kohë, mediat iraniane raportuan për shpërthime në disa zona të jugut të vendit, mes tyre edhe në Bushehr, ku ndodhet një nga centralet bërthamore të Iranit. Nga ana tjetër, zyrtarë amerikanë...
Burimi:
vizionplus.tv