Ukraina “tmerron” Rusinë, goditen rëndë 14 anije të Putinit në detin Azov

Ukraina “tmerron” Rusinë, goditen rëndë 14 anije të Putinit në detin Azov

Ukraina po “tmerron” Rusinë. Forcat e sistemeve pa pilot të Kievit goditën 14 anije të tjera ruse në Detin e Azov gjatë natës së 12 korrikut, duke e çuar numrin e përgjithshëm të anijeve të shënjestruara gjatë një fushate njëjavore me dronë në 90. Sipas Komandantit, Robert “Madyar” Brovdi, operacioni i fundit kishte në shënjestër 10 anije cisternë dhe katër tragete. Ai tha se operatorët ukrainas të dronëve goditën gjithsej 90 anije ruse të llojeve të ndryshme midis 6 korrikut dhe 12 korrikut, duke sulmuar mesatarisht një anije cisternë, rimorkiator, traget ose anije mallrash çdo 112 minuta. Brovdi tha gjithashtu se provat nga një operacion tjetër i zhvilluar gjatë natës në Krimenë e pushtuar do të publikohen më vonë. Besohet se afërsisht 120 anije ruse...