Ukraina sulmon selinë e agjencisë ruse të inteligjencës, Zelensky: U vranë qindra pushtues

Ukraina sulmon selinë e agjencisë ruse të inteligjencës, Zelensky: U vranë qindra pushtues

Forcat speciale ukrainase kanë ndërmarrë një sulm ndaj selisë së FSB-së, agjencisë ruse të inteligjencës dhe sigurisë së brendshme, në zonën e pushtuar të rajonit Kherson. Gjatë operacionit është shkatërruar edhe një sistem rus i mbrojtjes ajrore Pantsir-S1, ndërsa presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky e cilësoi aksionin si një goditje të rëndësishme ndaj forcave ruse. Volodymyr Zelensky publikoi në platformën X një video të operacionit, duke deklaruar se sulmi është kryer nga njësitë speciale të Qendrës A të Operacioneve Speciale të SSU-së. Sipas tij, vetëm nga ky operacion, humbjet ruse kanë arritur në rreth 100 të vrarë dhe të plagosur. “Një seli e FSB-së ruse u godit dhe një sistem raketash tokë-ajër Pantsir-S1 u shkatërrua në territorin tonë të pushtuar përkohësisht. Falë këtij operacioni të vetëm,...