Ukraina krijon komandë të re për sulme me rreze të gjatë ndaj Rusisë

Ukraina krijon komandë të re për sulme me rreze të gjatë ndaj Rusisë

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky njoftoi se ka nënshkruar krijimin e një komande të re ushtarake, për sulme me rreze të gjatë, me qëllim dobësimin e kapaciteteve të Rusisë për të vazhduar luftën. Sipas Zelensky, struktura e re do të përqendrojë të gjitha burimet e disponueshme, për të goditur objektiva strategjikë në territorin rus, veçanërisht infrastrukturën energjetike dhe logjistike. Prej disa muajsh, Ukraina ka intensifikuar sulmet me dronë ndaj rafinerive të naftës, depove të karburantit dhe objekteve të tjera energjetike në Rusi. Vetëm dje, ushtria ukrainase tha se kishte goditur rafineritë e naftës “Ilsky”, në rajonin e Krasnodarit dhe Ust-Luga në rajonin e Leningradit, si edhe një terminal dhe një depo nafte në rajonin e Rostovit. Sipas “Reuters”, sulmet kanë ndikuar në sektorin energjetik rus. Rusia...