Ukraina godet sërish zemrën energjetike të Rusisë
Forcat ukrainase kanë ndërmarrë një tjetër valë sulmesh ndaj infrastrukturës energjetike ruse, duke vënë në shënjestër rafineri nafte dhe objekte strategjike që lidhen me furnizimin e ushtrisë dhe ekonomisë së Moskës. Sipas raportimeve nga burime ruse në Telegram, objektivi kryesor i sulmit të orëve të para të 10 korrikut ka qenë rafineria e naftës Ilsky, në rajonin e Krasnodarit, një nga impiantet më të mëdha të përpunimit të naftës në jug të Rusisë. Banorë të zonës kanë publikuar pamje ku shihen flakë të mëdha mbi kompleksin industrial, ndërsa dëmet e plota ende nuk janë konfirmuar zyrtarisht. Rafineria Ilsky ndodhet rreth 500 kilometra nga zonat nën kontrollin ukrainas dhe ka një kapacitet përpunimi prej rreth 6.6 milionë ton karburant në vit. Sipas raportimeve, ky ishte sulmi...
Burimi:
opinion.al