Ukraina godet infrastrukturën e naftës në Rusi

Ukraina godet infrastrukturën e naftës në Rusi

Një ndërtesë e naftës ruse është përfshirë nga flakët në qytetin Novorosiski në Detin e Zi, pas sulmeve të reja me dronë që Ukraina kreu gjatë natës, raportuan autoritetet më 23 maj. Pjesë të një droni të rrëzuar ranë në hapësirat e një terminali karburanti, duke shkaktuar zjarre në disa ndërtesa teknike dhe administrative, tha shtab operacional rajonal të Krasnodarit. Dy persona janë plagosur, sipas njoftimit. Sipas dëshmitarëve okularë, që kanë publikuar të dhëna në rrjetet sociale, është goditur terminali i naftës Grushovaya, një nga objektet më të mëdha të depozitimit të naftës në Kaukaz, përfshirë rezervuarët nëntokësorë dhe mbi tokë, si dhe një objekt për transferimin e ngarkesave. Industria e naftës në Novorosiski është jetike për ekonominë ruse të luftës dhe është shënjestruar vazhdimisht...