Udhëtimi i fundit! Çiklisti 82-vjeçar përshkoi 5,300 km për bamirësi, ndërroi jetë një ditë më vonë
Një histori prekëse ka ardhur nga Australia, ku 82-vjeçari Bob Montgomery humbi jetën vetëm një ditë pasi përfundoi një udhëtim prej 5 300 kilometrash me biçikletë, të zhvilluar për mbledhjen e fondeve kundër sëmundjes së neuronit motorik (MND). Montgomery nisi sfidën e tij nga Broome, në Australinë Perëndimore, dhe pas gjashtë javësh mbërriti në Bowral, pranë Sidneit. Udhëtimin e quajti “One Last Ride” (Një udhëtim i fundit) dhe e realizoi së bashku me nipin e tij 18-vjeçar, Tom Malcolm. Gjatë kësaj nisme, gjyshi dhe nipi arritën të mbledhin më shumë se 105 mijë dollarë australianë për organizatën MND NSW, e cila mbështet pacientët që vuajnë nga sëmundja e neuronit motorik. Kjo ishte fushata e gjashtë bamirëse me biçikletë e Montgomeryt për të njëjtin qëllim, ndërsa...
Burimi:
vizionplus.tv