Udhëtimi drejt Spanjës, Papa Leoni XIV mesazh për tensionet SHBA-Iran: Nuk është një luftë e drejtë, armët dhe shkatërrimet…

Udhëtimi drejt Spanjës, Papa Leoni XIV mesazh për tensionet SHBA-Iran: Nuk është një luftë e drejtë, armët dhe shkatërrimet…

Në deklaratat e bëra në bordin e avionit papnor gjatë udhëtimit drejt Spanjës, Papa Leoni XIV u ndal te konfliktet ndërkombëtare, përfshirë luftën në Iran dhe luftën Rusi–Ukrainë. Duke folur për Ukrainën, ai theksoi nevojën për rifillimin e negociatave dhe përpjekje serioze për t’i dhënë fund luftës, duke nënvizuar se dhuna nuk mund të ndalet me më shumë dhunë. Sa i përket konfliktit në Iran, Papa Leo XIV u shpreh se “nuk është një luftë e drejtë”, duke shtuar se koncepti tradicional i “luftës së drejtë” nuk i përshtatet realitetit modern të armëve dhe shkatërrimit. Në fjalimin e tij në Pallatin Mbretëror në Madrid, ai theksoi se siguria nuk ndërtohet përmes armëve apo mureve, por përmes investimit në arsim, kërkim shkencor dhe forcimit të komuniteteve...