U zgjodh lider i ri suprem i Iranit ditën e djeshme, mediat iraniane: Mojtaba Khamenei është plagosur në luftë
Televizioni shtetëror i Iranit ka konfirmuar se udhëheqësi i ri suprem i vendit, Mojtaba Khamenei, është plagosur në luftë. Siç raportohet nga Times of Israel, gjatë transmetimit të lajmit për marrjen e udhëheqjes nga Khamenei, prezantuesit thanë se ai konsiderohet një “xhanbaz”, një term i përdorur “për njerëzit që janë plagosur nga armiku”. Sipas medias shtetërore iraniane, plagosja ndodhi në të ashtuquajturën “Lufta e Ramazanit”, siç e kanë quajtur mediat iraniane konfliktin aktual. Televizioni shtetëror nuk dha detaje të mëtejshme rreth rrethanave ose se sa të rënda ishin plagwt e tij. Mojtaba Khamenei nuk është shfaqur në publik që nga fillimi i luftës, dhe emërimi i tij si udhëheqësi i ri suprem i Iranit u njoftua brenda natës nga media shtetërore. Megjithatë, siç raporton Sky...
Burimi:
top-channel.tv