U raportua i zhdukur një ditë më parë, gjendet i vdekur kandidati republikan për Senatin në Oklahoma

U raportua i zhdukur një ditë më parë, gjendet i vdekur kandidati republikan për Senatin në Oklahoma

Një kandidat për Senatin shtetëror në Oklahoma është gjetur i vdekur vetëm një ditë pasi u raportua i zhdukur, pasi nuk u paraqit në një takim të planifikuar. Barry Christian, 54 vjeç, ishte në garë për të përfaqësuar Distriktin 38 si kandidat republikan dhe kishte marrë edhe mbështetjen e artistit Kid Rock. Ai u pa për herë të fundit të martën dhe u raportua i zhdukur të mërkurën, pasi nuk u paraqit në një takim. Të enjten pasdite, automjeti i tij u gjet i përplasur në një humnerë në zonën natyrore Sandy Sanders Wildlife Management Area, pranë qytetit Erick, rreth 20 minuta larg banesës së tij në Sayre. Bëhej fjalë për një kamionçinë të tipit Dodge Ram 2024, ngjyrë gri e errët, ndërsa pranë mjetit...