U padit për abuzimin seksual të vartësit, shqiptarja e bankës amerikane hedh poshtë akuzat
Lorna Hajdini, shqiptarja që mban post ekzekutiv drejtues në bankën amerikane JPMorgan, ka mohuar me forcë akuzat për abuzim seksual ndaj vartësit të saj indian, duke i cilësuar pretendimet si “të fabrikuara” dhe mashtruese. Ekipi i saj ligjor i hodhi poshtë akuzat në një deklaratë për “The New York Post”, në përgjigje të një padie të depozituar të hënën në Gjykatën Supreme të Qarkut të Nju Jorkut, nën pseudonimin “John Doe”. Sipas mbrojtjes së saj, pretendimet rrjedhin nga një mosmarrëveshje në vendin e punës dhe janë nxjerrë jashtë kontekstit. Rasti është bërë publik përmes kanaleve të brendshme dhe ligjore, duke tërhequr vëmendje në sektorin bankar dhe atë korporativ. Hajdini ka deklaruar se do të bashkëpunojë plotësisht me procesin ligjor për të pastruar emrin e saj....
Burimi:
javanews.al