Turqia: Netanyahu nuk do paqe, këtë e vërtetojnë sulmet e fundit të Izraelit në Gaza

Turqia: Netanyahu nuk do paqe, këtë e vërtetojnë sulmet e fundit të Izraelit në Gaza

Turqia tha të dielën vonë se sulmet e fundit të Izraelit në Gaza kanë treguar edhe një herë se qeveria e kryeministrit izraelit Benjamin Netanyahu nuk ka ndërmend të bëjë paqe me palestinezët. “Objektivi i vetëm i Netanyahut është të zhvendosë palestinezët nga atdheu i tyre dhe të parandalojë vendosjen e paqes dhe stabilitetit në rajon”, tha Ministria e Jashtme në një deklaratë në faqen e saj zyrtare. Gjithashtu në deklaratën e ministrisë thuhet se Netanyahu vazhdon të ndërmarrë hapa që minojnë ekuilibrin e brishtë rajonal dhe sabotojnë përpjekjet e ndërmjetësimit të udhëhequra nga vendet, veçanërisht nga SHBA-ja. “Është bërë e domosdoshme për komunitetin ndërkombëtar që të marrë një qëndrim më të vendosur, konsistent dhe më të fortë kundër qasjes ekspansioniste dhe militariste të Netanyahut,...