Trupat izraelite avancojnë në Liban, operacionet kundër Hezbollahut shtrihen në zona të reja
Ushtria izraelite ka njoftuar zgjerimin e operacioneve tokësore në Libanin jugor, duke u shtrirë në zona të reja përtej lumit Litani. Sipas njoftimit zyrtar, forcat izraelite kanë kaluar lumin Litani dhe po zhvillojnë operacione kundër objektivave të Hezbollahut në disa zona të veriut të lumit. Operacionet po shtrihen gradualisht në rajone që Izraeli i konsideron me rëndësi strategjike. Më herët, kryeministri Benjamin Netanyahu kishte bërë të ditur se trupat izraelite kishin avancuar përtej lumit Litani, rreth 30 kilometra nga kufiri me Izraelin, duke u afruar në zona më të thella të territorit libanez. Sipas ushtrisë izraelite, veprimet janë përqendruar në zonat e Beaufort Ridge dhe Wadi al-Saluqi, ku forcat po zhvillojnë operacione për të zgjeruar kontrollin dhe për të goditur pozicionet e Hezbollahut. Autoritetet izraelite...
Burimi:
syri.net