Trumpin e zë gjumi në Dhomën Ovale, ironia e Hunter Biden: I ranë bateritë

Trumpin e zë gjumi në Dhomën Ovale, ironia e Hunter Biden: I ranë bateritë

Pak pasi sekretari amerikan i shtetit Marco Rubio deklaroi se “nuk e kishte parë kurrë presidentin duke fjetur në evente zyrtare”, një video që e tregon Donald Trumpin teksa dremit në Dhomën Ovale, pushtoi menjëherë rrjetin. Videoja virale u regjistrua gjatë një takimi mbi qymyrin në Shtëpinë e Bardhë. Për dikë që ka fituar zgjedhjet duke e etiketuar kundërshtarin Joe Biden si “Sleepy Joe”, apo “Joe gjumashi”, pamje të tilla janë të pafalshme, ishin disa nga komentet në rrjetet sociale. Trumpi shihet aty teksa i ulur në tavolinë dëgjon një seri fjalimesh, e në disa momente mbyll sytë, dhe koka i rrëshqet në një anë. Videoja është filmuar në 4 qershor, dhe u bë publi ke tani, mes jehonës së komenteve të Rubios në një...