Trump zbulon pasaportën e re me portretin e tij: Mirë se vini, por silluni mirë
Presidenti amerikan Donald Trump prezantoi pasaportën koleksionuese me portretin e tij, e cila do të qarkullojë në një numër të kufizuar në kuadër të festimeve për 250-vjetorin e Deklaratës së Pavarësisë së SHBA-së. “Pasaporta e re e SHBA-së thotë: ‘Mirë se vini, por silluni mirë’”, shkroi Trump në një postim në platformën Truth Social. Në kopertinën e pasaportës paraqitet presidenti Trump me një shprehje serioze, i mbështetur mbi tavolinën e punës, me tekstin e Deklaratës së Pavarësisë në sfond dhe firmën e tij në pjesën e poshtme. Portreti duket se bazohet në një fotografi të realizuar nga fotografi i Shtëpisë së Bardhë, Daniel Torok. Faqja e dytë përmban një pikturë që paraqet nënshkrimin e Deklaratës së Pavarësisë në vitin 1776, me mbishkrimin “Shtetet e Bashkuara të...
Burimi:
ntv.al