Trump vazhdon kërcënimet ndaj Iranit: Do t’i shtypim, do t’i godasim fort nëse…
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka përsëritur kërcënimet ndaj Iranit, duke deklaruar se Shtetet e Bashkuara do t’i përgjigjen me forcë një sulmi me raketa ndaj forcave amerikane në Jordani. Në një intervistë për Fox News, Trump u shpreh: “Do t’i shtypim. Do t’i godasim fort”. Sipas Fox News, presidenti amerikan tha se SHBA-ja do të kundërpërgjigjet pasi raketat balistike iraniane goditën forcat amerikane në Jordani gjatë natës. Ai shtoi se forcat amerikane kishin vetëm pak minuta kohë për të neutralizuar raketat dhe se kishte parë pamjet filmike të operacionit. Trump i cilësoi gjithashtu milicitë e mbështetura nga Irani si një “kancer për botën”, ndërsa tha se sulmet e kryera nga SHBA-ja gjatë natës kundër milicive shiite irakiane të mbështetura nga Teherani ishin koordinuar me...
Burimi:
ntv.al