Trump u kërkon liderëve myslimanë t’i bashkohen Akordeve të Abrahamit pas përfundimit të luftës me Iranin

Trump u kërkon liderëve myslimanë t’i bashkohen Akordeve të Abrahamit pas përfundimit të luftës me Iranin

Presidenti amerikan Donald Trump u ka thënë liderëve të disa vendeve arabe dhe myslimane se, nëse arrihet një marrëveshje për përfundimin e luftës me Iranin, ata duhet të bashkohen me Akordet e Abrahamit dhe të normalizojnë marrëdhëniet me Izraelin, sipas dy zyrtarëve amerikanë të cituar nga Axios, me njohuri direkte mbi telefonatën.Deklaratat u bënë gjatë një telefonate me liderë nga Arabia Saudite, Emiratet e Bashkuara Arabe, Katari, Pakistani, Turqia, Egjipti, Jordania dhe Bahreini, ku u diskutua një kornizë e mundshme për përfundimin e konfliktit me Iranin.Këto deklarata sinjalizojnë fazën e radhës që Trump synon në Lindjen e Mesme: zgjerimin e Marrëveshjeve të Abrahamit dhe riformësimin e arkitekturës diplomatike të rajonit pas përfundimit të luftës me Iranin.Administrata amerikane synon kryesisht një marrëveshje potenciale normalizimi mes Arabisë...